Koha kish zënë
Të ndukej mërzish
Se
Shtëllunga mungese,
Përqafimesh në harresë
Kot më thua
Që nesër është ndryshe
Kur të tashmen djerr
Asgjë nuk ka ndryshuar
Nga atëherë
Piklima dënesash
Po fshihen të mos duken
Po shtyhen
E nuk shihen sysh
Të shkëlqejnë
Nën pyetjen
A po vjen?
Shoh vështrime
Që rrëshqasin
Nēn ura inati
Të fjetura
Ftohtë
Pa mbulojë zemre
Dhe s’ma bëjnë me dorë
As kryt se kthejnë pas
Qoftë edhe për pak
E pak nga pak
Motet zbrazen kupash
Pa i pirë dashnish
Kujtimet ngadalë
Po derdhen
Përrenjsh idhnie
Pa mëshirë
E atëherë
Do të jetë vonë
Se jemi duke ndukur
Njëri tjetrin
Pa kuptuar në shpirt.