Malli që më zgjon për Labërinë
Një këngë vjen lart nga malet
ku një iso po merr detet.
Më bën mike me sorkadhet
Lart, o lart, në Labëri
s’kish asfalt e salltanete.
Ligjëronte gur e brinjë
Ai vend paskish lezete.
Mal më mal zogjtë këndojnë.
Nëpër strehë bëjnë fole
dimër verë ligjërojnë.
Prag më prag e derë më derë
Kishte hije vallja, sofra
dhe një djep ku foshnja flinte.
Mish i pjekur shtrirë te oda.
kishte shije, nëpër hije
Me dolli pinim rakinë
dhe për krushq e për miqësi
Kush s’ka parë Labërinë
është si trungu pa blerim
Ejani iso të mbani
nëpër sheshe, në burime!
Labëria gur stërralli
djep i rrallë trimërie
Gina Kapaj Xhaferaj
