Malli seç më shpie… Adem Nuhaj


Malli seç më shpie

Malli seç më çoi

Te vëndet e mia

Ku buronte kroi

Ku , çelte lajthia.

Më çoi në livadhe

Në ato lëndina

Ku , shihja sorkadhe

Nëpër trendelina.

Më çoi nëpër rrëza

Ku lulëzon bliri

Ku këndon thëllëza

Ku , këndon bilbili.

Seç më çoi mëndja

Andej nëpër stane

Ku , ja thoshte kënga

Me culë dyjare.

Bredhë kjo mëndja ime

Në gërxhe dhe pyje

Në ato burime

Kristal ujë i tyre.

Malli seç më shpie

Te hojet me mjaltë

Në ato korie

Me lisa të gjatë.

Ky malli më shpie

Ku , më rri dhe mëndja

Te një rrush hardhie

Te një degë me mëna.

Mëndja nuk më shkulet

Nga vëndet e mia

Ku , molla çel lulet

Ashtu dhe qershia.

Vete bashkë me mallin

Në çdo derë e prag

Malli për vatanin

Do të mbetet plagë.

About Post Author