Komodina e mallit tënd
Qëndron aty
Statike ndjenjash.
Prekjet e kohës
Ia fshinë.
Pluhurin e mërzisë
Ngjyrat e shpirtit
Ia thelluan ngjyrën,
Lotësh.
Kujtimeve të netëve,
Ëndrrave ku më shfaqesh.
Rrallë herë,
Herë përballë
E flasim sysh,
Dhe ikën mirazh.
Mesazh i koduar,
Mall brinjësh i shkruar
Përqafimesh munguar.
Por,
Dhe kur ti
S’je mē aty
Sërish të ndiej ndër duar
Me të vetmen relike ruajtur
Nga mola ditësh.
Të trazuara.
