Vendi im , që nuk ka tjetër
Për ty malli shumë më mer
Tek ajo shtëpi e vjetër
Të shtroj postën prej lëkure
Të ndez zjarrin te oxhaku
Të pi ujë me një kotrudhe
T’i puthë gurë atij pragu.
Të nxjer mall , të mbledh kujtime
Ku kam qeshur , ku kam qar
Të pi ujë nëpër burime
Të mbledh lule me vesë lar.
Të gjezdisë nëpër dëllënja
Brinjave mbushur me xanë
Ku , cicëronë mullënja
Bilbili iso i mban.
Të hidhem , si sorkadh mali
Gur më gur e ledh më ledh
Të shlodhem , ku është vatani
Dhe kujjtime të të mbledh.
Mallni , që frymën ma mer
S’e shkruan dot kjo pena ime
Për vatrën , ku unë kam ler
Janë një mal me kujtime.
Janë kujtime plot nur
Ashtu , si drita e hënës
Por , kujtim që s’shuhet kurrë
Do të mbeten duartë e nënës.
