“Mallkimi i një gruaje”-Eqerem Canaj


Poezi

Kembet shtrojne rruget e qytetit,

kurse koka ben marrezine:

merr udhet e dreqit,

se diku ndodhi katrahura,

dikur u prish dynjaja…

treni doli nga shinat,

bota u ndez flake,

thelle Saharase, pluhuri i kuq:

truri njerezore turbulluar,

mendimi i kethelle, bere me huqe,

vrapit shthure une, reres gri,

teksa bisha reren gelltit e vjell.

Castit shtangur mbeta

para gruas flokekashte,

kur lotet e kuq trazojne fjale e dallge,

trupin shtangur zemra ma ndukte,

atehere rrembeva detin gjithe per vete,

koken ia rrasa brenda gjirit tim,

tmerri po me dridhte kines,

sa lotet e flokekashtes me digjnin gushen:

preken gishtat plumbat, gerhamat e luftes,

te cilat dallgesh mberritur gjer ketu,

nen qiejt po te plumbte,

permbi ujanen pafund :

lotet e gruas reren e bene balte,

mallkimi gjakun beri pluhur te kuq.

__________________________

*Krijuesi i artit bashkekohor e ndjen per detyre dhe obligim te jape kontributin e vet, sado modest, ne mbrojtje te lirise se popujve ndaj agresionit aktual rus.