Mallkuar qofsh,po t’i nuk je burrë-Ardian Muça


Stop dhunës ndaj gruas…!

Melhem e pelin janë fjalët,që thua.

Ekstrakti i eliksirit të tyre,nuk shteron kurrë.

Po s’i bëhesh djall dhe dhunon një grua?!

Mallkuar qofsh,po t’i nuk je burrë.

Vështrimi i saj, është emocion më vete.

N’ë pjalm e nektar dhe grerëzat janë velë?..

Lastari plot sharm,i mbulon hiret me gjethe.

Mrekullit hyjnore,të gjithë rreken për ti vjelë.

Lum kush e do,e lidhet me të,mish e thua!..

I ruan diamantet dhe krenohet se ç’ka gjetë.

Si fukaraj e zengjini,u lindën nga një grua.

Veç ajo të çon në shtatë qiej,ku ka jetë..!

Shkakton stuhi,luftë,ngre tabor’ e legjione.

Po sa djaj e shejtanë e lakmojnë robinën?!

N’ferr’ e parajsë,profesoresh,që jep leksione

T’ë lanë,të ushqen e kurrë s’ta kthen shpinën.

Në kromozomet e saj,ruan një bioenergji..

Dhuron,fal,qesh,qanë,duron e pendohet…

Më shpejt shkon me 500 ushtarë në kufi..

Se sa pret një grua,kur nis e zbukurohet..!

Përtypesh si bleta e mjaltin i’a merr nga hoja.

Vdes për komplimente dhe lotët s’di ti mbaj.

Për nderin e saj,nga flakët u shkrumbua Tronja.

Qëndron vitale e mbi plagë,riçelin lulet e saj..!