Mallkuar qoftë kurbeti!Bilbil Murataj


MALLKUAR QOFTË KURBETI!

Më dole përpara,

Rrugën seç më zure,

E vogëla fare,

E bukura si nure

@

Inatin përpara

Me mua ç’e vure,

Moj e vogla fare,

E bukura si nure

@

Atje ku je nisur,

Më merr edhe mua,

Nuk rri dot pa ty,

Vetëm ty të dua

@

Ku të çoj i varfëri,

Do shkoj në kurbet,

Do bëj rrugë të gjatë,

Në male e det

@

Kur të kalosh dete

Edhe oqeanë,

I lumtur do jesh

Të më kesh mua pranë

@

Unë do të të kem ty,

Ti do më kesh mua,

Jemi që të dy

Si mishi me thua

@

Kurbeti i ri

E zbehu rininë,

Gruaja harroi burrin,

Babai fëmijnë

@

Mallkuar kurbeti

Këto kohë të vështira,

Presim, vetëm presim

Ditë më të mira …

@ Copyright 2023

Të gjitha të drejtat autori

About Post Author