Mall…Lutfi Mema


Lutfi Mema



Jam larg nga ti, atdheu im,

jam larg, Shqipëria ime…

Malli më djeg për Kuçin tim,

se është vendlindja ime…

Aty është tundur djepi im,

është kënduar një ninullë,

mendimin nis për udhëtim,

në ato vise prehem unë…

Kam mall për vendbanimin tim,

s’të harroj, Selenica ime,

si lule çel çdo kujtim,

aty krijova familje…

Rini, plot me ëndrra jete,

vite me lule erëmirë,

secili një botë më vete,

në zemër kishim bardhësinë…

Kokën e kam kthyer pas,

se aty gjen prehje shpirti,

e përjetoj unë çdo hap,

do vijmë ku jeta nisi…

Ku është shoqëria jonë?

Ku jeni shokët e mi?

Vitet me ne po vrapojnë,

unë s’gjej prehje, qetësi..

Unë çdo natë tjerr mendime,

se jam kthyer pas në kohë,

e kam hapur zemrën time,

me sytë e mendjes ju shoh…

Një vakum unë ndjej në shpirt,

që bota nuk e mbush dot,

mall e trishtim mbart çdo ditë,

në faqe rrëshqasin lot….

Thotë atdheu:—Harruat bukën?

Zjarret në shtëpi janë shuar,

apo keni humbur udhën

dhe nuk kujtohij për mua?!

—U nisëm, hapa të vrullshëm,

se malli dhe gurin tret,

po vijmë, vend i mrekullueshëm,

nga male, fusha, ajër, det…

* * *

Unë jam një libër i hapur dhe ju ftoj të më lexoni,

ju vendin tonë të dashur

me dhimbje, mall e kujtoni.

Çdo faqe ngjan si petale,

do gjeni zjarrin e zemrës,

ditët me peshë të madhe,

do gjeni notat e këngës…

Shkrimet më kanë marrë kohë,

gëzoj, kam patur lexues,

herë pas here unë i shoh,

ata mbeten vlerësues…

Lutfi MEMA

Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar

Toronto, gusht 2024

Komente:

“Shumë bukur, urime, urime.!” ❤(Natasha Bombaj)

“Lutfi Mema, je brenda kujtimeve dhe mallit tim. E gjeta veten brenda vargjeve të tua. Shëndet dhe gëzime të kesh me të shtrenjtat e tua!”(Noke Abilekaj)

“Shumë, shumë e bukur profesor Lutfiu, urime! Derdhur në vargje malli, dashuria për vendlindjen e dashur dhe qytetin e rinisë dhe ku krijuat familjen e mrekullueshme, të emocionon. Me Fatmirën e ëmbël dhe të dashur dhe vajzat e shkëlqyera kaluat jetën aktive si mësues dhe prindër model. Ju përshëndes dhe ju uroj shëndet! Faleminderit profesor, kujtimet e një jete! Ju uroj shëndet me vajzat tuaja të dashura!” (Natasha Llanaj Përpunja)

“Shumë varge të vyera Lutfi. Urime!”(Beta dhe Petraq Nasi)

“Shumë bukur.Dëshirojmë të gëzoni shëndet të plotë!”(Minella Dafina Dhamaj)

“Shumë bukur prof. Lutfiu! Vargje që dalin nga thellësia e zemrës, ku vendlindja nuk harrohet e ndërthurur me një farë dëshpërimi, nga largësia, Respekt!”(Argjir Agoraj)

“Per profesorin e nderuar Lutfi Mema! Paçi shëndet dhe jetë të gjatë atje ku ndodheni!”(Pandeli Shollaj)

“Shumë bukur Lutfi! Dëshirojmë të gëzoni shëndet të plot, ju dhe dy vajzat e mrekullueshme! Respekt për ju!”(Ateme Zhupaj)

“Sa vargje të bukura! Urime professor! Ju uroj shëndet dhe gjithë të mirat!”(Natasha Natasha)

“Mall për vendlindjèn, Kuçin kaloi fëmijërinë, ndërthuret me mallin për Selenicën, ku kaloi rininë, krijoi familjen dhe kontribuoi deri në pension e më tej si edukator i brezit tè ri. Ai me penën e tij gjithë dashuri e dhimbje përshkruan luftën e midis tyre dhe nuk guxon të nxjerrëb njerin përpara tjetrit, por si bir i vërtetë i tyre, i mban njëlloj lart, si Kuçin dhe Selenicën dhe sidomos në një moshë të tillë…Respekt profesor!”(Ilia Seferi)

“Shumë vargje të bukura, profesor, urime!”(Gjinovefa Bregu Ferko)

“Shumë prekëse. Shumë e bukur, urime!(Antoneta Maraj)

“Poezi e thurur me mjeshtëri, plot ndjenjë dashurie e mall për Atdheun dhe vendlindjen!”(Novruz Arapaj)

“MALL, shrkruan profesor Lutfi Mema, mall, që tret gurin, mall, për Atdheun.

E ndërsa vargjet rrjedhin me dhimbje dhe lot, shpirti i Lutfi Mema ndahet më dysh, malli e çon në Buronja, Kuç, atje ku i është tundur djepi, atje ku është kënduar Ninulla nën melodinë e ëmbël të rrjedhës së Buronjës dhe malli e çon buzë Vjoses, në Selenicë, atje ku krijoi të shenjtën familje, atje ku punoi, atje ku dha kontributin si profesor, atje ku ndodhej mes shoqërisë, miqve të mirë dhe të paharruar…

Sipas Lutfiut, Atdheu thërret: Ku jini? Hajdeni?

Malli një ditë, shpërthen, shpirti digjet, dhe të gjithë kalojnë male, dete, oqeane, ajër, dhe arrijnë e puthin tokën,miq, shokë, përshkruan me shpirt profesor Lutfiu…

Lexoj “Librin e Hapur” të Lutfi Mema si të gjithë vlerësuesit, dhe vlerësoj, shpirti im shpërthen më shumë, ndjen mallin më shumë, se jam larg, pothuajse atje, ku është Lutfiu…Lexoj Lutfiun, dhe ngushëllohem… Nuk jam vetëm, lexoj Lutfiun dhe marr forcë, shpresë, dritë, një ditë do shkoj atje, mes shokëve, miqve, të afërmve plot Mall, me mall, atje ku lindëm, u rritëm, ninulla, endrrat, që na brejnë shpirtin.

Lexoj dhe prap do e lexoj…Respekte profesor për vargjet tuaja që na mbajnë gjallë, na japin forcë!Ju urojmë shendet!”(Harilla Bombaj)

“Derdhur në vargje malli dhe nostalgjia për të shkuarën dhe për vendin e shtrenjtë gjithnjë ngjethin mishin koker vargjet e tua… Profesor të uroj jetë të gjatë dhe të paçim sa më gjatë!”(Jolanda Nuredinaj Kasaj)

“Shumë bukur, respekt!” 🇦🇱(Dituri Ramaj)

“Ahh, profesor, shumë poezi lexoj, se më pëlqejnë shumë… I lexoj dhe kënaqem…, po me poezitë, që shkruani ju, nuk ndaloj dot lotët…Janë dhe kanë të vërteta, sa nuk gjej fjalë…Mall dhe nostalgji për fshatin, ku u lindëm dhe u rritëm dhe për vitet e Selenicës, ku kaluam aq bukur me familjet tona… Isha me fat, që ju kam kam pasur pak vite gjitonë…Nga Fatmira kam mësuar shumë…Ju përshëndes!”(Xhiko Duka)