Manari!
Ai femija i vogel 5 vjeçë ishte kriminel . Mire qe ishte bashkpunetor i Gjermaneve,por kur iku,qe donte te merrte me vete edhe manarin?! E falē ligji Grek i luftes kete gje?!
Nuku me hilqet ka mendja manari
te brriturat e tij,sikur i kam në kokë,
thoshë Xhixhua kur jeshem te vogjel
e u,i mba mëndë,sukur mi deftoi sot.
Atehere jesha ja kushtu si ti i vogel
shumë,pese ja i keshë ja si keshë,
i kumisur ne pezuli ne vorua una haji
bukë misire,klumusht,bënë pershesh.
E kish’ ngosur barkun,donte te lodriste
aj’ bënë rrerrë,sukur donte te më vritë,
hilqej pas e me fuqi bënë sukur me binte
pastaj niste duke me lepirë,koke e veshë.
Mirë,pa mirë,po manari çish u buri ature
kasolla ish plotë dhi,dhenë,cjepë e deshë,
kur i vunë zjarrin ne dualltim ka prapa
ja ndjeva zërin,po mua ,kutu do me leshë?
Doja të kthenesha,që te mirrja me vete
po xhixhua më zuri e më hodhi koçi,
mos klaj se de pjekim atë atje pas qafes
do dali aj’ ka zjarri,se uku rrinë dot pa ti.
Iken vitet e xhixhua si te gjithë u mblakë
te vogjelit që aj’ i donte,u flitë manar,
më pas kthente koken e vëzhdri ka Juga
ka sitë lotet i bijin si rruaza,palë,palë.