Manos Elefteriou-Ato buzë


ATO BUZË(ΑΥΤΑ ΤΑ ΧΕΙΛΗ)

Dikur të tuat buzë veç për mua ligjëronin

Më shihnin sytë e tu me të sinqertë dashuri

Dikur të tuat duar sa fort më përqafonin

Sa dhe qiejt u hapën nga e natës mrekulli.

Të tuat buzë, të tuat buzë

Na folën dikur ne me fjalë shpresash

Gjithçka u fik në të tuat buzë.

Të gjitha fishekzjarre u bënë befas.

Ish prej fillimi e helmuar kjo dashuria jonë

Asgjëkund s’ tregonte për të papritshmin fund

E etur ka mbetur zemra jonë, etur përgjithmonë

Dhe gjeti ajo prej ndarjes, prej ferri të pinte ujë.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/ 546 m.e. α.