Manos Elefteriou-Unë nuk kam njohur qiej


 

MANOS ELEFTERIOU

UNË NUK KAM NJOHUR QIEJ

(ΕΓΩ ΔΕ ΓΝΏΡΙΣΑ ΟΥΡΑΝΟΥΣ)

Jetuar në rrethina unë

Dhe ti pallatesh ndenjur

Mua zemra të të më udhëheqë

Por ti e kishe hartën nderur.

Unë s’ kam pasur pikë ujë

Një çast etjen të shuaj

Ti i kishe lumenjtë e tu

Gjithë detet për të kaluar.

Asnjë minutë mos kërko

Për t’u ribërë djalë

Se vetëm brenga do kujtoj

Nga ëndrra ime e lashtë.

Ah, sikur të rilindja sërish!

S’ kam njohur qiej, si janë s’di

Sepse ti m’ i ke rrëmbyer

Mbyllur për mua qenë gjithnjë

Si t’ ishin të honit dyer.

Lodrat e mia të vegjëlisë

Për mua ishin rreckat

Për ty kanë qenë një gosti

Ende dëgjoj të qeshurat.

Shqipëroi Lefter ShomoK 591m.e α.