Atmosferë magjike!
Në shpirt urrejtje s’mund të mbjell,
Se shpirtin hidheroj e miqtë dëmtoj!
Nga shpirti im vetëm mirësi do sjell,
Që dhe miqtë e mi të mos t’i dërmoj!
Mirësinë e ushqeva vetëm me dashuri,
Me buzëqeshjen i dhash embëlsi!
Me gëzim te të gjithë përcolla lumturi,
Po dhe nga miqtë e mi mora çiltërsi!
Te pema e krishtlindjes vendosa dëshirat,
Ku vetëm mirësi për të gjithë kërkova!
Sytë ndrisnin e shprehenin fjalët më të mirat,
Në atmosferën magjike e lumtur lundrova!
Manushaqe Ismailaj
Island
