Manushaqe Ismailaj-Është fat….!!


Është fat….!!

Për festat veshur e stolisur ,

Para pasqyres menduar qëndroja!

Si pasanik mu duk vetja e sfilitur

Shumë të varfër këtë çast kujtoja!

Në heshtje foli si e pafaj pasqyra,

Më dukesh vërtet pasanik!

Kur ke një familje që përmbush detyra,

Dhe e rrethuar nga miqtë që janë fisnik!

Mu mbush shpirti me dekorata,

Për këtë mbrekulli që Zoti më fali!

Është fat dashuria pa lëvdata,

Është fat dhe miqësia që unë pata!

Manushaqe Ismailaj

Island

About Post Author