
Llohë ..!
Sytë nga lloha e borës përpëlitur,
Me mjegullën ajo lehtë përzihej!
Diçka në vesh më fëshfëriu,
Curgu i ujit të shiut me mua zihej!
Lloha më mbështolli me kujdes,
Nuanca kristali ju dha flokëve!
Mbi qerpik qëndroj sebers,
Mantelin më vendosi supeve !
Curgu mbi mua binte pa u ndal,
Fytyrën duke më ledhatuar!
Mbi buzë më puthi ngadal,
Mornica në trup anashkaluar!
E bardha llohë më ngriu,
Kristale nga i ftohti u krijua!
Gjithshka këtë moment ndriu,
Nga puthja në buzë,lloha u thërmua!
Manushaqe Ismailaj
Island