Lojë matematikore!
Po i futem matematikës,
Për të zgjidhur një ekuacion!
Parasysh më vjen rregulli i etikës,
Midis çdo zgjidhje të ketë një propocion!
Me dy të panjohura është ky ekuacion,
Emrat s’kan rëndesi, përdor iks e Ypsilon!
Veprimet që do kryen s’duan medaljon,
Vetëm të gjejmë zgjidhje, se si përfundon!
Gërmat me iks i shënova,
Ypsilon ishin vargjet ku shtypi tastiera!
Për shumë të dhëna unë mendova,
Dhe këto vargje s’do jenë të mjera!
Zbrita disa fjalë që jepnin mendime negative,
Me zero disa fjalë i shumëzova!
Te vargjet e poetit dominonte energji pozitive,
Ku me rregullin e treshit zgjidhjen përfundova!
Pjestova në këtë moment vetëm kohën,
Vargjet i rradhita në numra rendor!
Më tepër ky ekuacion më ngjason me lojën,
Ku bukurin e vargut me mirësi e përdor!
