
Miqësi e dënuar!
Herë heshtje, herë lot,
Kjo quhet miqësi e dënuar!
Në terrin e natës e strukur kot,
Miqësi e dënuar më ka dërmuar!
Heshtja u përlesh me mendimet,
Thellë në zemër fjalët si besova!
Miqësi e dënuar bënte kërkimet,
Lotët që të rridhnin si parashikova!
Pa fjalë buzët të lënduar lëviznin
Nga qerpiku pik-pik loti binte!
Kripë si uji i detit nxirrnin,
Miqësi e dënuar peng më linte!
Heshtjen bashkë me lotin,
Miqësi e dënuar e mendova!
Asnjë fjalë su tha për motin,
E pse i magjishëm se shijova!
Ndaj miqësin e dënuar nuk e dua,
Gëzim e lumturi unë vetëm kërkoj!
Miqësia e bukur e qeshur është për mua,
Heshtjen e lotin asnjeherë se dëshiroj!
Manushaqe Ismailaj
Island