Manushaqe Ismailaj-Një histori…!


Një histori…!

Vështroj gonxhet që vyshken,

Petalet që lehtë-lehtë bien!

Më pas bie edhe kërcelli,

Dhe në tokë humus ngeli!

Kështu rrjedhe e historia,

Gërmat shumë fjalë krijojnë!

Më pas ndodh mbrekullia,

Histori nëpër libra i lexojnë!

Po ka histori që s’lexohen,

Mbeten në libra si pa vlerë!

Ka histori që trillohen ,

Dhe gënjeshtra merr dhenë!

Ka histori që mesazh përcjellin,

Mëson prej tyre çdo vlerë!

Ka histori që sekret mbeten,

Prej tyre azgje s’merë!

Ka histori ku shpirti të dhëmb,

Kur prindërit mënjan mbeten!

Dhe bota më pas u shēmb,

Kur ngadal ata treten!

Një histori është e hidhur,

Një tjetër shpirti loton!

Një histori flet zemra e dridhur,

Ku prindëri fëmijët kërkon!

Një histori……!!

Manushaqe Ismailaj

Island

About Post Author