Nuk thahet ky oqean..!!
Nën qerpik loti qëndroj,
Shpirti përhap vullkan!
Gjaku si lumi vërshoj,
Nuk thahet ky oqean,
Dhe pse pik-pik pikon!
Syri trishtimin mban,
Meteor gjithmon lëshon!
Dridhjet e zemrës ndjej,
Për vatanin që qetësi s’ka!
Trishtimin në këtë rast përzjej,
Me besimin që shpirti ka !
