Manushaqe Ismailaj:Pa maska..!!


Pa maska..!!

Thith vetëm ajrin që ju nevojitet,

Frymarjen me hapin mbaj harmoni!

Vështrimin largpamës duhet të kalitet,

Mos vështro të ardhmen me fantazi!

Pa maska të thuhet e vërteta,

Mbi gënjeshtrën të dominoj!

Por sot besohet më tepër gënjeshtra,

Të vërtetën e pse e hidhët e admiroj!

Pse besohet shpejt gënjeshtra?

Pse të vërtetën se pranojnë?

Ata që thurrin gënjeshtra janë mjeshtra,

Të vërtetën se njohin e largojnë!