Servili!!
Servili s’ka karakter,
E zeza i duket e bardh!
Po të gjithëve ju bën qeder,
Harrojnë se veten humbin,
Çdo gjë e bëjnë të bërë!
Me marifet të ngulin thumbin,
Më pas bëjnë bam me çdo të pabër!
Po më keq është ai që e pranon,
Që me parfumin e lajkave lyehet!
I pëlqen dhe pse si beson,
Me lajkat e tij fillon e ngjyet!
As njeri as tjetri s’fiton,
Që të dy të humbur dalin!
Servili këmishën ndryshon,
Dhe ty parfumin e lajkave të falin!
