Manushaqe Ismailaj:Ti je…!!


Ti je…!!

Ti je qyteti im i gëzimit,

Je ditar ku paraqitet jeta!

Je dhimbja e dëshpërimit,

dashurin për ty mbeta!

Je momenti i ëndrrave,

Je kalvari i lumturis!

Je trishtimi i brengave,

Je krenaria e qytetaris!

Ti je përfytërimi i qytetërimit,

Je dashuria e pashtershme!

Je mbretëria e njerëzimit,

Je atdheu im i pushtetshëm!

Për ty mbretëron dashuria,

Për ty flet dhe historia!

Atdheu im je krenaria,

Te ti triumfon lumturia!

About Post Author