Manushaqe prilli-Suzana Rama


Suzana Rama

motiv baritor.

Me hiret e tua

dhe emrin në buzë,

djegur përvëluar,

si hiri mbi shpuzë,

mbylla sytë i gjori,

tretur në mendime,

më kish’ zënë gjumi,

plot me ëndërime.

Manushaqe lule,

çelur zbukuruar,

nën hije të ferrës,

kishe lulëzuar,

zgjas dorën i gjori,

të këpus me vesë,

ferra s’më lejoi,

e më bëri lanet.

Desha tê marr erë,

të të vendos në gji,

këmbëngula shumë,

po nuk deshe as ti,

buzën zgjas i gjori,

puthjen të rrëmbej,

mblodhi rrezet dielli,

mbas malit u fsheh.

Me zërin e shpirtit,

të thirra në emër,

manushaqe lule,

folen’ ke në zëmër,

ndër burime shuar

etjen, le të rrimë,

të desha për grua,

t’më ndritësh shtëpinë.

Ç’më zgjoi nga ëndra,

kênga e bilbilit,

manushaqe’ bukur,

lule e parë e prillit,

djersitur i gjori,

nga pamundësia,

po nuk do të ndahem

ti do t’jesh e imja.