Manushaqe Toromani
Rebelim

Do te kërkoj diellin,Pranverën
vendet e ngrohta si dallëndyshe,
do te ike,do te ike shume shpejt
te gjej veten
humbur dimrave,ku ste mbetet
as nam e nishan,
me besoni,
, do ta gjej,
një jete e kërkojë
eci,ndalem,bie,ngrihem,përpëlitem
.zvarritem te mos dorëzohem
pa gjetur veten time
kam qare,jam sfilitur,
me pa te drejte jam torturuar,
se kam dashur,se kam merituar,
por skam qene unë
vetja me ka munguar.
Kam heshtur,
para gjithkujt qe me është ngërdheshur pse fare pak ne dore ka
kam bere te pa diturin,te pa dëgjuarin
pse kështu donin “ata”
kam jetuar vitet qe kurrë si desha
Jeta farmak ka qene për mua
ne ka pranga,i kam provuar
Bote e lige, bote mizore
me bere te mohoj vetët
ta tres larg teje
një copëz qoshe për te se kishe
Ndaj skëterrë,larg nga ty
leberuar e tërbuar
ku t’ jete futur do ta gjej
vite larg veten harruar.