Marek Belba-Më fal që të dua, që të dua shumë


Marek Belba

  · 

Më fal që të dua, që të dua shumë

më fal që për ty mendoj gjithë ditën, e natën rri pa gjumë

më fal që të mbaj në zemër, që brenda zemrës je veç ti

më fal që kjo ndienjë që ndiej për ty quhet dashuri

më fal që të dëshiroj, e dua të të bëj pjesë të jetës sime

fal që të ëndërroj dhe dua të jesh princesha e zemrës sime

më fal që për mua je dritë, melodi në dashuri

më fal por të premtoj që ndienja ime për ty do zgjasë në përjetësi

Të drejtat e autorit: Marek Belba

About Post Author