Margarita-Kristo Çipa


Mund të jetë një imazh i 1 person

MARGARITA

Te meteor i Boçare

Sipër Çamërisë së madhe

Ku zjarri ndizet mbi zjarre

Dhe shkëmbi lëviz në valle

Bukurinë në borë e lave

Vashë, ylber i Boçare!

Syrin moj, ja more Sulit

Brengën moj, ja nxorre gurit

Gërshetat si halë e grurit

Pleksur thekët e flamurit

Margaritë bijë e Sulit!

Vajte nuse në Himarë

Në Kocanaj kapedanë

Dhërmiu zambak mbi valë

Ëndër nën Çikën e bardhë

Trimat si jataganë

S’morrën nuse, morrën zanë!

Nusja që erdhi nga retë

Trëndafil mbi gurë të sertë

Kur shkreptinë sytë e qelqtë

Mbyten vaporët në det,

Djepi që i tundi djemtë

Ja luanë, ja mbetet shkretë!

Margaritë nuse e Kocanit

Ç’qumësht i mëkove djalit?

Bërë nga lulet e tufanit

Pikuar në vesë të Majit

Fustanellë e xhamadani

Kur i vishte kapedani

Fshihej mbreti edhe krajli.

Te prita në Llogara

Një pishë ka vite që qa

Për kapedanin që ra

Vrarë në shpinë me dogra…

Ta vranë Margaritë, ta vranë!

Me një re e lidhe xhanë

Qenë të zinj si nata, thanë

Se mbrapa diellit vanë…..

Margaritë, gjiri i limanit

Motër e Markos, Nënë e Janit!