Maria Kuci:Andej vij


Andej vij
(pjesa e dyte nga poema me te njejtin titull)
,………..
U thinjën muret që presin bijtë
shtuar burimet mbushur me kripë
myshkur çatitë e trarët të bluar
dysheme ,oxhakë e oda shkatërruar
.16
Një cep të murit që shikon yjtë
një dallandyshe ardhë dhe ikë..
oborret me ferra të mbuluar
të rrisin lule…nuk ka më duar..
.17
Rrugët kalldrëme të shkosh ke frikë
rrëzuar portat bërë copë e çikë
gjithçka në thelb e vjetëruar
toka lënë djerrë , pa punuar.
.18
Mendon “sa bukur” dyqanet plot
asgjë s’mungon, por se blen dot
mollë e ndaluar lulëzon si gjëmb
populli mjerë që shpirti i dhëmb
.19
Sblen dot ilacet për tu shëruar
Mjekët të ikur mërgimit shkuar
Spitale shteti ti kesh “zili”
Vec ilace e carcafë nuk gjen aty…
20.
Rrugët mbushur llamba neon
Por pa korent asgjë s’punon
Nafta del lirë por sna bën qeder…
Tendera të shitur …oh mjerë ne mjerë
. 21
Ska teatër as shfaqje as kinema
Aktorët në rrugë shteti i la
Teatrit natën themelet ja nxorrën
Pjellë e diktatorit cfaros ku vë dorën
22
Gjuha më e lashtë më e bukura në botë
Sharrtohet cdo ditë nga gazetarë mediokrë
Muzikë pa taban as folklor asgjë
Shtuar minifundet, ska nevojë për zë.
23
Librat shtuar askush nuk lexon
Në rrugë gjen Kadarenë Shekspirin që lëngon
Vrapojnë të gjithë askush sdi per ku
çoroditur ditet rendin kuturù
24 .vazhdon… 

About Post Author