Ç’ka na mban gjallë
Në fillim ndjenja ime ishte një pikë shikimi
nisur prej shekujsh drejt ëndërrës sime
Në ecje u nda dhe u bë dy…
Dy sy që të shikonin e gllaberonin gjer në vuajtje
E rritesh dashuria ime me fjalën tënde
E ne rriteshim brenda njeri tjetrit si një trëndafil i kuq
U rrit trëndafili..
Petalet lulëzuan e gjëmbi gërvishi lëkurën
shpirti lotoi e lulja brenda nesh pa stuhinë e parë
Mes ëndërrash fluturonim të dy dhe ëngjëjt na falën paqen
E paqja u bë lis me degë shekullorë ku ngrenë zogjtë folenë
Degët e gjelbera herë bëjnë hije
e herë të tjera kopshtari i krasit
Vjeshtë!
Lëkunden gjethet
e retë e bardha shtohen mbi krye
Shiritin e filmit kthejmë mbrapsh
e lulëzojnë shikimet
Rrëshket koha :
në trëndafila të lulëzuar,
në pjata të thyera,
në thërrime të ndara,
në qindarka të numëruara…
E kuptojmë se janë të gjitha këto, që na lidhen më shumë e na mbajten gjallë
