Një Zonjë
..
Ajo dinte të dashuronte si perënditë
se brenda shpirtit të saj kishte rrënjët tempulli hyjnor
ajo hapte sytë
e aty hynte flladi i paqes
ajo buzëqeshte e ëngjëjt vishnin botën
ajo ecte e gurët lulëzonin
ajo fliste e qielli kthjellohesh
ajo ndjente e vetë bota ripërtërihesh
sepse një shpirt kandit shpërfill tokësoren
shpërfill dhimbjen
nënçmon lëndimet
zhvlerëson ajrin e rëndë
shkel mbi gjethet e kalbura të stinës
sepse Zoti i fali një shpirt të papërlyer
për të qenë një ZONJË
