Maria Polydhouri:Ëndërr-Shqipëroi: Lefter Shomo


MARIA POLYDHOURI
ËNDËRR ( ONEIPO)

Lule mblidhja, po i zgjidhja
Përreth malit tek po shkoja
Kish çdo lule njëmijë gjemba
Shponin keq kur i shtrëngoja.

Ti të prisja për të kaluar
Mes veriut të acartë
Dhuratën mbaja në duar
Plot me ankth e me llahtarë

Në krahët e mi të ngrohtë
Shpeshtas shihja largësitë
Zemra mbushur puls të fortë
Plot me lot m’ u mbushën sytë.

Rob i dëshirës , nuk pashë
Tek afrohej natë e zezë
Qava, në dëshpërim rashë
Që s’ti kisha sjellë vetë.

Shqipëroi: Lefter Shomo K/ 419 m.p.α

About Post Author