“Shushurimë veshjesh”
Shushurimë veshjesh
dhe lakurëqsi trupash
lumenj në ujëvara
si gojët e shekujve
nëpër buzë mbijnë bajame
të bardha, të hidhura.
Metropole të varrosura
midis kapiteleve dhe kolonave,
pabesi gjethesh në skulpturë
por i pavdekshëm është zëri i kupave.
Monedha e ngërdheshje
në lojën e tribunave,
martirizim i pandërprerë i Nazaretit.
Aty ku drejtësia dhe bamirësia
drejtojnë panairet mbërrijnë erërat nga Greqia dhe Siria
rinovon Saheli plagët e Egjiptit
dhe zëri mbërrin në tempull
si erë e vrullshme
ndaj priftërinjve dhe tregtarëve:
reflektojnë shpatat dhe helmetat
kurora gjembash.
Përktheu: Angela Kosta
