Marjan N. Sopi, krijues nga Binça-Nga Nazif Laçi


Shkruan Nazif Laçi

MARJAN N. SOPI, KRIJUES NGA BINÇA

Krijuesi i shquar dhe i vlerave shkencore, filozof, shkrimtar, historian dhe dramaturg. Ky është autori i shumë librave, u lind më 1967 në fshatin historik dhe arkeologjik, në Binçë nga prindërit: babë Ndue dhe nënë Gjyla. Në këtë vendbanim antik, nëna natyrë i ka ruajtur me gjelozi të madhe trashegimin kulturore pellazgo-iliro-shqiptare ( Kalanë, tumat, kishën e Shën Pjetrës, malet bukuroshe dhe lumin e kaltër, Morava e Binçës). Marjani, i edukuar në frymën e atdhedashurisë nga prindërit dhe rrethi, qysh në vogjëlri kishte urretjen ndaj armiqëve e në veçanti ati serbo-sllav. Mbi një shekull kombi i tij u masakrua, maltretuar dhe dëbuar nga ky barbar. Shkollimin fillor Marjani e kreu në vendin e lindjës, ndërsa të mesmën Gjimnazin klasik e kreu në Suboticë dhe Fakultetin filozofi-teologjik e kreu në Rjekë. Është një karakteristikë e veçantë e Marjanit, se ka talent dhe aftësi pozitive të komunikimit pozitiv me njerëz. Ky, ka një rreth të gjërë shokësh e miq në tërë gjeografinë shqiptare dhe është afrues i kombit, duke demaskuar çdo plasaritje ndërfetare ndër shqiptar. Me shkrimet e tija, studjuesi, Marjan, tregon fuqishëm atdhedashirinë dhe shqiptarizmin. Librat e tija janë me motive patriotike, historike, shkencore dhe kulturore. Studjuesi, Marjan N. Sopi është i lidhur ngushtë me vendlindjen, Binçën e tij të dashur. Aty, qëndron lashtësia, historia dhe kultura pellazgo-iliri-arbnoro-shqiptare. Kalaja, tumat, kisha e Shën Pjetrës, guartë dhe lumi Morava flasin fuqishëm për tokën Dardane. Veprimtaria e tij shkrimore, atdhetare dhe kulturore ngërthen problematika të llojllojshme dhe mjaftë interesante. Deri më tani, ai i ka botuar këto libra:

1. Flijimi ngadhënyes. memoare (shënime nga lufta e fundit në Kosovë, Ferizaj, 2006

2. Migrimi-plagë shumëshekullore-monografi, Prishtinë, 2010

3. Jeta ka kuptim-monografi, drita, Prishtinë, 2012

3. Djalosh-vajzë, kujdes, kujdes ,,SHKHB” Imzot Mark Sopi, Binçë,Era, ferizaj,2013

4. Kjo është Krishtlindja , Bukuresht,2015

5. Dritë Shpresë-poezi, Era, Ferizaj, 2016

6. Jehona e folesë I -monografi, Era, ferizaj, 2015

7. Jehona e Folesë II monografi, Era, ferizaj, 2016

8. Jehona e Folesë III,monografi, Lena, Prishtinë, 2020

1o. Njeriu mes lirisë dhe përgjegjësisë, Era, Ferizaj, 2016

11. Njeriu pikënisje dhe qëllimi i shoqërisë, Lena, prishtinë, 2018

12. Njeriu dhe autonomia e vlerave , Lena, Prishtinë, 2020

13. Binça një lashtësi Ilire -arbnore-shqiptare,monografi,Lena, prishtinë, 2020

14. Shtigejt jetësore të profesorit, shkrimtarit,studjuesit dhe politikani Isak Ahmeti, monografi përmes intervistës,Lena, Prishtinë,2020

15. Krahët e Shqipës-antologji( botoi : Qendra Kulturore e shqiptarëve Shtutgard, 2023

Gjtha për Zotin, për të varfrin dhe shoqërinë tonë (Përmbledhje,monografi,Lena, Prishtinë, 2020

16. krishtlkindja , Lena, Prishtinë, 2020

17. Pashkët, Lena, Prishtinë, 2020

Shkrimtari, Marjan N Sopi i ka të përkthyera:

  1. Zëri i heshtur(DR. Lush Gjergji )

2. Jeta shërbim dashurie(Dr. Lush Gjergji)

3. dashuria nuk dashurohet(Dr. Lush Gjergji)

4. Krishrtimi, Kisha dhe politika (Stjepan Balalban)

5. Jeta e shën Gjon pagëzuesit(J. Gullemin)

Shkrimtari është i shquar edhe si dramaturg. Ka shfaq dramen: Për fe dhe atdhe. Ky, krijues i ka edhe në dorshkrim shumë materjale që presin botim. Marjan N Sopi jeton në Rastok të Gjermanisë dhe shumë shpesh kthehet në vendlindjen e tij të dashur në Binçë.