Mark Simoni-Unë mendoj se, që të jesh gjysh apo gjyshe është status…


Une mendoj se, qe te jesh gjysh apo gjyshe eshte status, madje shume i rendesishem, delikat dhe gjithashtu i dashur. Nje status interesant qe nuk ka te beje thjeshte me trashegimine si prinder te prinderve por shume me teper. Gjysherit jane ikona te femijeve, jane dashuria e pakufijshme, jane kujdesi dhe ngrohtesia. Por mbi te gjitha jane ato njerez qe duke qene me te moshuarit tregojne histori e perralla. Pra ne nje fare menyre jane letersia e pare e femijeve, jane librat e pare virtual, jane mesuesit me te hershem te vogelusheve, jane biblioteka njerezore qe femijet njohin qe te vegjel. Gjysherit jane tere bota e fantazise se femijeve, udhetimet e pafund imagjinare. Perrallat e gjysherve para gjumit futen deri thelle ne enderrat e vogelushve duke ua bere dhe gjumin perhere e me te bukur e te embel.
Keto dite shkrimtarja Natasha Limaj me solli per botim nje poemth (me titull “Nje cunak prej Arberie), qe ia kushton nipit te saj Leartit, (qe sot ka ditelindjen dhe per fitoj nga rasti ta uroj me gjithe zemer). Kjo shkrimtare e kultivuar, dhe qe ben nje letersi mjaft interesante, kete radhe erdhi me nje liber ku ka brenda ndjesine e gjyshes. Ne vargjet e poemthit jane: udhetimin e saj ne Itali, aeroportin dhe nipin qe e prêt atje, perrallen e gjyshes bazuar ne te vertetat historike shqiptare me personazhe si Skenderbeu e Ismail Qemali, deshiren e kesa gjysheje qe don t‘i mesoj nipit ne vend te huaj se kush ishin stergjysherit e tij historike. Poemthi prej 12 strofash “Nje cunak prej Arberie”, eshte tashme nje liber luksi, (botuar prej Shtepise Botuese MUZGU), plot ngjyra qe sjelle shume prane perfytyrimit te femijeve dimensionet e histories shqiptare, gjeografise mahnitese te vendit tone, si dhe dashurine e madhe qe ka kjo gjyshe shkrimtare per Leartin e vogel. Pavaresisht qe Natasha Limaj nuk e ka ne profilin e krijimtarise se saj letersine per femije, ne kete liber ka permbledhur talentin e shkrimtares, dashurine e gjyshes dhe mallin e nipit, dhe ia ka dale per bukuri, per t’i dhene lexuesit nje liber shume te pelqyeshem. Urime.

About Post Author