Nga Panajot Boli
STARTON NË FUND TË GUSHTIT, 28-29-30 PANAIRI XII I SUVENIREVE ARTIZANALE NË SARANDË
Një eveniment mbarëkombëtar e organizuar nga AJMMI (Angjensia Jonian e Mjedisit, Medies dhe Informacionit) e mbeshtetur nga Bashkia Sarandë
Qëllimi i këtij eventi të përvitshëm është promovimi dhe nxitja e traditës mbarëshqiptare të artizanatit kombëtar shekullor, duke i dhënë Sarandës dimensionin e qytetit të panaireve ku shpalosen vlera të traditës shqiptare me një gjeografi mbarëkombëtare, me artizanë që mbërrijnë këtu nga Shkodra e Prizreni, Prishtina e Berati, Gjirokastra, Mitrovica, Saranda, Kruja, Korça, etj.,
Çdo vit anës shetitores së Sarandës , në pikun e turizmit, AJMMI, e mbeshtetur nga Bashkia, organizon panairet e Suvenireve Artizanale. Është një nga aktivitetet më të rendësishëm nga menyra e promovimit të suvenireve artizanale, duke shpalosur në sytë e vendasve djhe të turistave pasurinë e jashtëzakonshme të mjeshtërisë artizanale të popullit tonë. Nga krahinat e Kosoves, Mal të Zi. Shkodër e deri në Konispol, mbi 60 njesi artizanale dhe private, shpalosin punimet e tyre të të gjitha llojeve, punime interesante nga dora e artizaneve, me tematikë të larmishme. Këtë vit starton Panairi XII i Suvenireve. Pritet me shumë interes
Seicili ka një identitet. Identiteti i çdo njeriu, i çdo populli,komuniteti a qyteti,ka veçoritë edhe karakteristikat e tij.Ka specifikat e tij dhe bëhet tipar dallues i tyre..Edhe Saranda jonë ka identitetin e saj.Me të gjitha resurset e saj. Që nga faktori njeri me mentalitetin e tij, traditat dhe trashegiminë kulturore të brezave. Dhe qyteti i Sarandës është i favorizuar në të gjitha aspektet: trashëgoi një kulturë të lashtë me monumente të rralla botërore si Parku Arkeologjik i Butrintit, i Finiqit, Monumenti i Dyzet Shenjtorëve, Bazilika, e tjera,me pasuri etniko-kulturrore të çmuara, histori e personalitete të shquar,me një kulinari mesdhetare të admirueshme dhe të pasur. Zoti i ka dhenë një natyrë perlë me detin e mrekullueshëm pranë. Ndaj është bërë aq e admiruar, terheqese, e lakmuar për të shijuar këtë markë të veçantë që quhet Sarandë. Me të drejtë e quajnë ikona e turizmit në jug.Prestigjin dhe famën e kësaj marke”SARANDA” ia kanë rritur edhe panairet e suvenireve që organizon çdo vit AJMMI e mbeshtetur nga Bashkia e këtij qyteti.Janë dymbëdhjetë panaire që e bëjnë markën ”SARANDA” me të njohur në arenën nderkombëtare dhe një magnet interesant për të huaj që vitet e fundit po e shijojnë me kënaqësi.Cili është kontributui i kësaj shoqate tashmë serioze dhe e njohur në mbarë vendin, me këtë eveniment krahas veprimtarive të shumta që zhvillon në këtë qytet e në rrethinat e saj?
Se pari, në një organizim mjaft të mirë duke e rritur cilësinë e panaireve nga viti në vit, me i vlerësuar në lloje të njejta aktivitetesh që zhvillohen në mbarë vendin.Këtë e shprehin mjaft mirë një pjesëmarje masive artizanësh, jo vetem brenda trojeve shqiptare, por edhe jashtë saj, dhe vlerësimin që i bëjnë vetë artizanët ketyre panaireve.
Se dyti,për nga vlerat që mbartin dhe përcjellin këto panaire duke marrë përmasa nderkombëtare.
Se treti , Është një gjithëpërfshirje të artizaneve, mjeshtrave popullore në shumë zeje që nga Kosova deri në Konispol, me punime të spikatura të të gjitha llojeve, promovimi i tyre në një kohë ku qyteti gëlon nga turista të huaj e vendas.
Punime nga më interesante të traditës që nga Prishtina, Gjakova.deri në Konispol, tregojnë më se miri se ruajtja e traditave të artit popullor ,percillen te te rinjtë qe janë mjaft prezente në këto evenimente..Kjo ështe prurja pozitive e këtyre panaireve
Bësojmë se këto panaire që zhvillon kjo Angjensi,me përzgjedhjen e artizaneve dhe e firmave artizane me të njohura brenda e jashtë vendit, një organizim dhe promovim mjaft i arrirë e bëjmë me të lakmueshme këtë markë ”SARANDA”
.Doja të shtoja edhe një fakt që më ka bërë përshtypje në këto panaire që nepërmjet tyre ka një interesim mjaft të madh të të huajve për shumë punime interesante nga artizanët tanë të talentuar. Një artizane vajzë nga Metoqi vitin e kaluar pa e ekzpozuar akoma turisti e mori një punim me dorë, u entusiazmua dhe thoshte:”E mrekullueshme” Jo vetem i blejnë, kërkojnë të dalin fotografi me to”Nga Saranda e bukur”
Dhe panairet ndjekin maratonën e tyre.M e trashegimin e një kulture të vyer,të mjeshtrave duarartë nga trojet tona shqiptare, deshmi e një popull me tradita e kulturë të shkelqyer e admiruar dhe e vlerësuar nga çdo cep i botës mes turisteve që i njohin nga afër. Panairet që zhvillon Angjensia jonë synojnë të promovojnë këtë pasuri tonin që spikat mes popujve të tjerë të Ballkanit Dhe themi: Marka’’SARANDA’’ e panaireve.
Kemi markën e fundit’’SARANDA 2024’’ Më e bukura se çdo vit tjetër.Ju presim.