Marr kohë-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

Marr kohë për veten

Duke pritur oguret e mira,

Përqafoj fort ëndrrat

Dhe shfrytëzoj mundësitë intuitive

Duke balancuar energjitë

Marr kohën time,

Dhe mbaj frymën thellë,

Të rigjej ekuilibrat shpirtit

Marr kohën time,

Duke lënē orar me veten

Për veten,

Duke lartësuar shpirtin

Pres yllin më të bukur

Të mbrëmjes,

Ti këndoj këngën time

Të lutjeve,

Të mbledh rreth vetes

Ëngjëjt e dashnisë

Ku energjitë magjike,

Më tregojnë

Që po rritem brenda vetes

Marr kohën time,

Atë të cilën e humba

Kohë pa kohë

Kohë më parë,

Ku akrepat e saj

I çakorduan

Mosmirënjohësit,

Tekanjozët,

Egoistët,

Lakmitarët,

Delirantët,

E shumë të pavlerë të tjerë

Marr bekimet e mia,

Dhe ia përsëris vetes

Qē pasuri e shpirtit

Është oguri më i mirë

Për mua.

V.Kolaveri