Marrazi i një Aktori .


Piro Metaj

Çfarë ndodh me aktorët !
Dikur na sillnin kënaqësi dhe mezi gjenim bileta për t’i parë.
Sot këta aktorë të mirënjohur shteti i ka katandisur ,me disa pensione që nuk u del për kafe dhe me disa rroga qesharake.
Takova këto ditë mikun tim,Arqile Nasho në Himarë,ish aktorë i mirënjohur i Teatrit të Vlorës ,mbahet mënd nga mosha jonë ,për rolet në dramat :Jatagani,Rruga Budi dhe deri tek figura e Ismail Qemalit.
Ky njëri model kishte shumë mllefe për teatrin.
Është autor i më shumë se 23 -dramave dhe në monizëm kishte shkruar ,kujtoj dramatizimin e tregimit të Kadaresë ” Sezoni dimëror i kafe Rivierës “.

Për çudi ,i kërkuan 2-3 drama dhe jo vetëm nuk u punuan ,por nuk kishin begenesiur dhe t’i lexonin.
-Kulmi arriti, vazhdon bisedën Nasho ,kur i kërkuan foton për t’ja ekspozuar dhe nuk ja vendosën në vëndin, që i takonte ,por ja grisën.
Arqile Nasho shprehet me superlativa vetëm për drejtorin Sokol Toto ,i cili e priti ngrohtë dhe i kërkoj dramat më të mira ,por marrazi, pikëllimi dhe dëshpërimi e bënë që ndahet nga teatri ku derdhi djersë, 25-vjet.
Për ish drejtorët ,……….vazhdon Nasho ma kanë bërë më keq se Partia e Punës.
-Vendosin në skenë , thotë Nasho dramat e huaja …..këtu vendoste pikëpyetje të madhe,duhet të ketë vazhdon Nasho,leverdi përkthimi.
Në fund të bisedës bënë pyetje !
-Pse ndodh kështu ,kush mund të përgjigjet?

About Post Author


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.