Marrëveshje për krijimin e fondacionit “Muzeu Hebraik Shqiptar”


Ministria e Kulturës Elva Margariti në një postim të sajin ne facebook shkruan:

✡️ Muzeu Hebraik nuk është më vetëm një ide në letër! 🤝 Bashkë me kreun e bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim-The_AADF, Michael Granoff nënshkruam Marrëveshjen për krijimin e fondacionit “Muzeu Hebraik Shqiptar”.📑 Marrëveshja që nënshkruam sot është jo vetëm një dokument që shënon një gur kilometrik në njohjen e historisë së rrallë shqiptare në vitet e errëta të Holokaustit, por është për institucionin e Ministrisë së Kulturës, e për qeverinë që kam nderin të përfaqesoj, një hap #historik në mendësinë e re të krijimit e menaxhimit të muzeve. Dhe më vjen mirë që partner yni në këtë nismë është sërish #AADF, miku im dhe i shqiptarëve, Michael Granoff, që na u bashkua posaçërisht sot, e me të cilin kemi realizuar jo pak punë të mira e shumë të tjera, edhe më sfiduese na presin.Ky #muze do të bëhet edhe më i prekshëm në muajin dhjetor, pas shpalljes së projektit fitues, mes 5 propozimeve që vijnë nga studio prestigjioze në Izrael, Austri, Gjermani e Itali.#ministriaekulturës

About Post Author