Bien një tufë zogjsh,
nga dremitja, në gjethe,
nga kati i pestë i pemës,
në qiejt e kësaj vjeshte.
unë bie në vetvete.
Një “oh”,si pasthirrmë vere
hukat si gjuhë mëshqerre…
Të marra vrapojnë pemët
drejt pyllit prej shpirti
ti fryjnë bulçitë e lotit
si një flaut dimri.
12 flaute të vitit
i kthej në 12 brinjë
në tela optimizmi
për zogjtë të mund të rrijnë
Trandem, bie nga syri
nga britmat e kësaj vjeshte.
dhe plaga ime e fundit
kthehet befas, gjethe….