MARRSHI I MINJËVE
——————————
( Poemë satirike )
Përhapet lajmi porsi erë,
Dhe u nisën menjëherë,
Qindra minj dhe mijusha.
Pa hezitim rrugëve shkuan,
kush të arrinte më përpara,
Kaluan kodra, vreshta kaluan,
nëpër ferra dhe nëpër ara.
Në rrugica fshehtaz kalonin,
sikur të ishin në ilegalitet,
Mbi varka druri, po lundronin,
Për gjatë bregut në kanetë.
Shumë nga ata s’u vonuan,
shpejt aty kishin mbërritur,
Për gjithë natën udhëtuan
në të zbardhur kishin zbritur.
Por do të vinin edhe disa,
që po jetonin nëpër livadhe,
Prisnin të bëhej ndonjë hata,
një protestë shumë e madhe,
Me parrulla edhe pankarta,
Me gjuhë të ashpër shkruar,
Kishin bërë plane në harta,
Në cilat pika duhej sulmuar.
Me telegrame qenë lajmëruar,
shumë nga jashtë do të vinin,
Rrogozat gati, qenë shtruar,
thurur me kashtë ku do rrinin.
Sepse kështu e kishin lënë,
një protestë dhe konferencë,
Por jo vetëm për të ngrënë,
por edhe për egzistencë.
Si diskutim të parë e vunë,
rraca në zhdukje po shkonte,
Të larguar qenë me dhunë,
nga trojet që dikur banonte.
Nga një rracë e përzier,
e maçokëve e fisit tinzar,
Me mashtrime si përherë,
jetonin si cubat pashallar.
Me në krye një maçok të zi,
se vetë pasha qe i zgjedhur,
Dhe kishte hyrë në histori,
se minjëve ua kish mbledhur.
Dhe pushtetin e kish si fis,
Se qe katil ky maçoku i zi,
Që nuk bënte kompromis,
Në hell do e piqte ai çdo mi,
Dhe prandaj s’mund të vinin,
Në asnjë qëndër të banuar,
Të gjitha portat, mbyllur rrinin,
Nuk la vrimë për të kaluar.
Të afroheshin qe e ndaluar
aty afër, as minj shtëpije,
Duke shkelur dhe mohuar,
çdo të drejtë demokracije,
Çdo të drejtë e kish shkelur
Dhe të gjitha liritë kafshrore,
Prandaj ky vënd kishte ngelur,
si një diktaturë njerzore.
Me dhunë e mbante pushtetin,
rraca e maçokëve shtëpiak,
Me vila në gjithë bregdetin,
Dhe udhëtonin me kadillak.
Jetonin maçokët si pashallar,
ndërsa minjtë si një minoritet,
Se të drejtat ua kishin marrë,
pa përfaqësues në parlament.
Pse të drejta, për minjtë s’ka?
që të hyjnë në ç’do shtëpi,
Të rrëmbejnë ç’të duan ata,
kur të kenë, sado pak uri.
Por dhe të jetojnë ata vetë,
porsi minj që u ka hije,
Si një rracë me dinjitet,
në një kohë demokracije.
Se traditat kurrë s’i lenë,
Mbase s’janë aq besnikë,
Feja e tyre përherë ka qenë,
” ha, merr edhe ik”.
Të rrëmbejnë ç’të shikojnë,
çdo gjë, që për ta hahet,
E në zero vëndin ta çojnë,
Që si shkretëtirë të thahet,
Edhe macet, të mos gjejnë,
as ato ushqim të mos kenë,
Kur pushtetin t’ja rrëmbejmë
këtë rracë do ta përzemë.
E foli miu që ishte zgjedhur
mbi një rrogoz ku qe hipur,
Turma e madhe aty mbledhur,
thërriste duke brohoritur,
Macet e maçokët aty janë,
këtë miting po e shikojnë,
Të gjithë armët në dorë i kanë
nëse minjtë do të sulmojnë.
E kishin menduar dhe më par,
për ndonjë sulm të papritur,
Se rraca e minjve për kryetar,
kishte një mi, që qe lajthitur.
Se konferenca dhe mitingje,
shumë herë po organizonin,
Thirrje i bënte fisit të maceve,
Që vetë maçokun ta rrëzonin.
E kishin menduar disa herë,
për të bërë një grusht shteti,
Dhe me florinj i kishin blerë,
Disa spiuna, por nuk u eci.
Edhe mijusha kishin përdorur,
Nga ato që bishtin e dredhin,
Me çdo formë, kot qenë lodhur,
Se maçokut, s’mund t’ja hedhin.
Dhe do të ishin ortak pastaj,
Miq do bëheshin, pa interes,
Se miku mikun do ta mbaj,
Mund të krijonin edhe bisnes.
Por rraca e minjëve e tërbuar,
me çdo kusht pushtet kërkojnë,
Në program e kishin shënuar,
Me ta në krye, të gjithë fitojnë.
E u vërsulën, të gjithë si trima,
Sapo dëgjuan thirrjen ” përpara”,
Nëpër mure dhe nëpër vrima,
Duke hyrë dhe nëpër të çara.
Turma minjësh si dallgë vinin,
dhe ulërima lëshonin nga goja,
Në mure ngjiteshin edhe binin,
Sikur do të pushtohej Troja.
Dy tre herë, sulmit s’ju ndanë,
të hynin brënda nuk po arrinin,
Se treqind maçok porsi spartan,
një nga një, me leqe i zinin.
Dhe si furtunë mbrapa i ndoqën,
U mbushën rrugicat plot me gjak,
Të humbur minjtë u tërhoqën,
Duke u kthyer, qindra më pak.
Të lajthiturin mi, humbja e gjeti,
se turma ikte, s’po e dëgjonte,
I vetëm dhe pa shpresë mbeti,
S’kishte më forca, të sulmonte,
Por çalë, çalë, me zë të çjerr,
ju ngjit turmës mbrapa edhe ai,
Në mëndjen e tij vendim merr,
të sulmonte prapë, me dinakëri.
Planin akoma se kish menduar,
me çfarë mjetesh do sulmonte,
Se në mëndjen e tij të tërbuar,
pushtet me çdo çmim kërkonte,
Ëndërronte, një dinasti të madhe,
vetë pasha me mijusha të njoma,
E me prona, vreshta dhe livadhe
prandaj nuk mund të priste akoma.
Nga kjo ëndërr një mi e shkundi,
që qante i shtrirë, se qe plagosur,
Por mëndja, të lajthiturit i humbi,
Se marrëzia e tij s’kishte të sosur.
Dhe miun e plagosur fort e goditi,
I nguli dhëmbët në fyt dhe e mbyti,
Si një i lajthitur, shumë fortë bërtiti,
Të ktheheshin, në sulm për së dyti.
Por asnjë mi atë s’po e dëgjonte,
e rrethuan të gjithë, në heshtje rrinë,
Dhe shumica prej tyre mendonte,
ta fusnin më mirë në një çmendinë.
Se shumë të çmëndur për pushtet,
Me mijëra të pafajshëm i hedhin,
Në luftëra të përgjakshme, si mjet,
Që arin e botës, vetë ta mbledhin.
