Marsela Çibukaj shkruan ne faqen e saj ne facebook

Ajo Marsela pak topolake që vinte nga Italia dhe këndonte me emocion Adele apo Billie Jean. Ajo për të cilën ju duartrokitët dhe ju erdhi keq që nuk mori çmimin e parë. Ajo që sot pas 12 vitesh në Shqipëri dhe pas 22 vitesh në skenë duke e nisur nga Italia, është këtu përpara jush. Shumë vite më parë isha thjeshtë një fëmijë emigrantësh ku mes shumë sakrificash dhe vështirësish kërkonte të blinte një mikrofon apo një kitare me ëndrrën që një ditë mund të mbërrinte në skena të mëdha. Ja ku jam këtu jam në një skenë gjigante e emocionuar më shumë se kurrdoherë tjetër, e njëjta Marselë, që prej 12 vitesh me forcat e saj në Shqipëri, pa shtyrjen apo ndihmën e askujt përveçse të zërit dhe të shpirtit, është munduar t’ju jap zë dhe shpirt maksimalisht dhe pakursim gjithmonë, në cdo mbrëmje, në çdo koncert , në çdo skenë , në ato të voglat apo të mëdhatë. Jam mundur t’ju dhuroj artin tim dhe unë në këmbim kam marrë gjithmonë dashurinë tuaj. Ajo dashuri që smë ka lënë vetëm edhe kur vetëm kam qënë , edhe kur për shumë e shumë arsye kam patur vështirësi të imagjinoja një vazhdim në hapat e mia…
Ajo dashuri që më duhet sot me kg nga ju sepse do ishte përqafimi, vlerësimi dhe mbështetja më konkrete që keni për mua.
—-
Sonte është Nata Finale e Kënga Magjike 2022 dhe ju mund të suportoni mua dhe këngën time
“I Paftuar” duke dërguar një sms falas me KODIN 21 në nr +355 68 4 800 800
Mund të votoni sapo të shpallet i hapur televotimi nga prezantueset dhe deri në përfundim të performancës së fundit në konkurim. Nisni vetëm KODIN 21 dhe jo emrin tim. Mund të votoni nga brenda dhe nga jashtë Shqipërisë ndaj kam besim tek të gjithë ju kudo që ndodheni.
Me uroni fat, dhe ju jam mirënjohëse të gjithëve , faleminderit nga zemra për gjithë dashurinë dhe përkrahjen tuaj.
E juaja Marsela