Masakrat ndaj shqiptarëve dhe zgjedhjet në Kosovë për Asamblenë e popujve të Jugosllavisë-Nga Sami Arifi


Nga Sami Arifi
Masakrat ndaj shqiptarëve dhe zgjedhjet në Kosovë për AsamblenE e Popujve të Jugosllavisë

Mosuniteti i faktorit shqiptar iu dha hapësirë forcave serbomalazeze, çetniko-komuniste me tinzarinë dhe mashtrimet e tyre të bëjnë masakra mbi shqiptarët në Bihor dhe në Tivar në Malin e Zi… Në gjendje të këtillë nga komandanti i ushtrisë jugosllave, Tito, më 8 shkurt 1945 u vendos administrim ushtarak në Kosovë, në rrethana të jashtëzakonshme shtetrrethimi u caktuan për tu mbajtur zgjedhjet për Asamblen e Popujve të Jugosllavisë.

Shkruan: Sami ARIFI

Në rrethana të eliminimit kolektiv të shqiptarëve përmes masakrave ndaj tyre organizoheshin zgjedhjet në Kosovë për Asamblenë e Popujve të Jugosllavisë, në rrethana në të cilën njësitet ushtarake serbo-malazeze kishin vazhduar dhunën dhe terrorin së pari në Skenderaj dhe në Drenas, po edhe në tërë Kosovën, mbi popullaten e pafajshme, duke vrarë shumë shqiptarë pa asnjë arsye, prandaj, mobilizimi i Brigadës së VII shqiptare për në frontin e Sremit në Vojvodinë shkaktoi konfrontime dhe mosmarrëveshje të thella ndërmjet komandantit të Brigadës së Drenicës (BD), Shaban Polluzhës, dhe komandantit të Shtabit të Ushtrisë Nacional Çlirimtare (SHUNÇ-së), Fadil Hoxhës. Nga ky mosunifikim ndërshqiptarë pësuan tragjikisht shqiptarët nga forcat partizano-çetniko-jugosllave në Tivarë, ku, u masakruanë shqiptarët me shifërë që varion nga 1.560-3.764 të vrarë.

Më 2 prill duke kaluar nga Buna 18 kosovarë u vranë dhe shumë tjerë u plagosën nga forcat serbo-jugosllave-çetnike. Ndërsa grupi i tretë me 2.700 veta u nisën më 27 mars 1945 dhe pas ardhjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmuan me një helm të panjohur pas vendosjes së tyre në një depo baroti që ishte me pasoja fatale për shumicën shqiptare të këtij grupi.
Kur shqiptarët mbritën në Tivar ata u zuan në grackë nga komunisto-çetnikët serbo-malazez në mes maleve të largëta dhe detit, shumica e shqiptarëve u shtrinë për tokë nga pushkomitrolezët, e cila hapësirë ishte vënë në shënjestër të grackës ndaj shqiptarëve. Sipas dëshmitarëve që i shpëtuanë kësaj masakre numri i shqiptarëve të vrarë varion nga 1.560 – 3.764, meqë tragjedia e Tivarit mbeti e mshehur si nga shteti jugosllav, ashtu edhe nga shteti shqiptar. (AQSH, Fondi 181, d. 45).

Masakra të këtilla nga çetnikët serbo-malazez kishin filluar më herët në Krahina e Bihorit gjatë vitit 1943, e cila Krahinë, ishte zonë neutrale midis vijës së demarkacionit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, e cila mbikqyrej nga autoritetet civile ushtarake italiane, por ajo tani ishte edhe zonë e interesit gjerman, zonë e Serbisë e regjimit të Nediqit.
Më 5 dhe 6 shkurt të vitit 1943 janë shkatërruar 82 fshatra shqiptare nga forcat çetniko-serbo-malazeze të udhëhequra nga krimineli Pavle Gjurishiq. Vetëm mbrenda dy ditësh me 5 dhe 6 janar janë vrarë, therr e masakruar mbi 4.628 banorë shqiprarë, qindëra të tjerë janë marrë robë, shumica gra, vajza të reja, ndërsa mbi 15.000 janë detyruar t’i lëshojnë vatrat e tyre dhe të shpërngulën.
Sipas të dhënave të komisionit të atëhershëm në Bihor u vranë 590 burra, 185 të therrur, 119 të ngrirë, gra 340 të vrara, 285 të therrura, 266 të ngrira, fëmijë 701 të therrur, 705 të djegur, 447 të ngrirë. Të plagosur burra 359, gra 275, afro 250 gra e vajza janë depërtuar në kampet çetnike për t’u dhunuar seksualisht nga ushtarët çetniko-serbo-malazezë. Numri i përgjithshëm i viktimave ishte 4.628. kjo popullat nuk u ndihmua as nga të djathtët as nga të majtët shqiptarë të asaj kohe, madje as nuk iu ofrua ndihmë në armatim për t’u mbrojtur…

Ja, pas këtyre ngjarjeve, pa dhënë askush asnjë përgjegjësi, u mbajtën zgjedhjet në Kosovë për Asamblenë e Popujve të Jugosllavisë të cilës listë i printe Ali Shukriu, i cili vepronte edhe si prokuror-kasap ndaj popullit të vet për Kosovë e Metohi, pas tij në radhë ishte, Kristo Filipoviq, Spasoje Gjakoviq i cili ishte në krye të OZN-së në Kosovë, Sait Zatriqi, Zhivojin Çurçiq, Alush Gashi, Hivzi Sylejmani (Gjykatës), Kurtesh Agushi, Zeqirja Rexha dhe Mustafa Hoxha. Zgjedhjet ishin mbajtur edhe pas pesë viteve, më saktësisht, më: 26 mars të vitit 1950, në krye të së cilës listë ishte Fadil Hoxha, pasojnë në radhë Mita Milkoviq, Gjevdet Hamza, Kristo Filipoviq, Hivzi Sylejmani, Spasoje Gjakoviq, Ali Shukriu, Milija Kovaçeviq, Katarina Patrnogiq, Qamil Sharki, Sadik Sula, Shaban Hoti, Murat Bajraktari, Veli Deva, Goroljub Popoviq. Kandidatët si në zgjedhjet e para dhe të dyta kishin edhe zëvendësit e tyre, dallimi qëndronte aty se në listën e parë të zgjedhjeve kishte 70% shqiptarë, ndërsa në të dytën 60% shqiptar. Urojmë që përmes tanëve kurrë më mos të vije ujku në torishtë…