Nje vegim I bukur
Mbete ti per mua
Masimo s’ke vdekur
Gjalle kujtimet e tua.
Une prisja
Ja tek erdhi vera
Trokitje hape–hape thosha
Masimo te dera
Gjithe I buzeqeshur
Fjale embel shume
Zerin tend kumbues
Si mund t’a harroj une
Ti erdhe nga larg
S’di se nga ku
U lidhe me ne
Ku shkon ti keshtu…?!
A ka dhe te tresi
Ate shpirt flori
Masimo kthehet
S’iken kurresesi
Lotet qe me rrjedhin
Nuk I mbaje dote
Nje kujtim i bukur
Mbete per ne sot
Ty te gjithe ne
Te prisnim krahehapur
Erdhe shume i embel
Mbete shume i dashur
Me mbete ne mendje
Kurre s’te harroje
Dhe me keto vargje
Veten ngushelloje
Ne gezim e morte
Ti ishe ne dere
Ishe gjithe ngjyra
Por si nje ylbere
Ishe i thjeshte
Dhe i pa pertuar
Zemer si flori
Te arta duar
Ne mes ne rrije
Gjithe ngrohtesi
Nena jone te desh
Siç e deshe ti
Ne ate kortezh
Qe ty te percjell
–Jame me ty Masimo
Nga zemra me del
Ti italian Masimo
E une shqiptar
Zoti na bashkoje
Kurre s’do na ndaje
Ti ishe nje enderr
Engjell ardhe prej qielli
Une kesaj ane
E ti pertej deti
Mbremjeve kur dielli
Detit perendon
Do pyes une ate
Masimon e shikon…?!
Dhe ai m’a kthen
–Me shif mua per dite
Dhe ate ke pare
S’te hiqet nga syte…!!!
