Ku më con dëshira ime?
andej nga viset e mia,
kamë një boshllëk në stomak,
Të gjej njerzit që lash mbas’
dhe ti përqafoj me mallë
natën ta kaloj zgjuar!
e të pres diellin të dalë.
Andej në ato livadhe
kullosin kope me vuolë,
te shtroj xhaketën mbi barë,
të dëgjoj ëmbël një culë.
Të takoj shokët e moshës,
arave nga korrnim grurë
ku më cponte gjëmbi këmbën,
atje ku u bëra burrë.
Sa marrë penën që të shkruaj!
syri fillon e më qan?
ku dëgjoja këngë zogjësh,
ku kam lënë vetëm vatanë,
Edhe dora fillon dridhet!
kur shkoj në mëntë djalërin,
shikoj flokët që më renë,
matan detit në mërgim.
Do ti lë ca vargje shkruar,
të ngelen mbas si kutim,
dhe në vdeksha mos më qani,
po këndoni vargun timë.
Kushe ma heq mallin e shkretë?
ate që mundon njerinë,
dhe në gjumë vjen e të fletë!
te duket vetja jeton!..

Godo Mehmetaj