Matanë detit ne mërgim!
Ku me çon ëndërra ime?
andej nga viset e mia,
kame një boshllëk ne stomak,
sikur me ka marre uria!
Te gjej njerëzit qe lash mbas’
dhe ti përqafoj me mall
natën ta kaloni zgjuar!
e te pres diellin te dale.
Andej ne ato livadhe
kullosin kope me violë,
te shtroj xhaketën mbi bare,
te dëgjoj ëmbël një zile.
Te takoj shokët e moshës,
arave nga korrnim grurë
ku me c’ponte gjembi këmbën,
atje ku u bëra burrë.
Sa marr penën qe te shkruaj!
syri fillon e me qan?
ku dëgjoja këngë zoogjesh,
ku kam lënë vetëm vatan,
Edhe dora fillon dridhet!
kur shkoj ne mente djalërinë,
shikoj flokët qe me rene,
matan detit ne mërgim.
Do ti le ca vargje shkruar,
te ngelen mbas si kutim,
dhe ne vdeksha mos me qani,
po këndoni vargun time.
Kush ma heq mallin e shkrete?
atë qe mundon njerinë,
dhe ne gjumë vjen e te flete!
te duket vetja jeton!..

Exif_JPEG_420