Mathieu Aref:Paralajmërim ! të gjitha hartat e lashtë dhe moderne që përmendin emrin “Iliria” …


Mathieu Aref

Paralajmërim ! të gjitha hartat e lashtë dhe moderne që përmendin emrin “iliria” …

jane të rremë, sepse ato përfaqësojnë vetëm një pjesë shumë të vogël të të gjithë trojave të banuara nga Pellazgët të Evropës juglindore (Trakë dhe Ilir) ! Perse ? Ja shpjegimi im.

Është e nevojshme që të gjithë historianët dhe hartografët

(profesionistë, amatorë apo manipulues) te botes dhe vecanerisht atyre te vendeve të popullit pellazgo-shqiptare ne pergjithesi të kuptojne NJEHERË E PËR GJITHMONË që (para pushtimit romak në -168 para erës sonë te rajonit bregdetar të Adriatikut, i populluar nga një grup etnik pellazg), “nuk ka pasur kurrë një SHTET” ILIR ! Kishte aq shumë klane nga fise të ndryshme pellazge me emra të panumërt të cilët nuk e quanin veten “ilir” por me emrin e klanit të tyre (Triballët, Autoriatët, Enkeletë, Dalmatët, Panonët, Istrianët, Dardanët, Dacët, Gjetët, etj, etj), krerët e të cilëve krijuan kaq shumë principata ose mbretëri të vogla me emrin e klanit të tyre dhe jo me emrin “ilir”. Pra, ishin ROMAKËT në -168 para erës sonë ata që krijuan një provincë “romake” të cilën e quajtën ILIRI (Illyrii proprie dicti) ! Përpara kësaj date nuk ka pasur kurrë një SHTET ILIR (nocioni modern SHTET nuk ekzistonte në Antikitet as në Greqi, as në Itali apo gjetkë, prandaj nuk ka pasur kurrë një shtet, por qytete-shtet si Athina dhe Sparta, për shembull) . Është pa bërë shumë pyetje që Romakët dekretuan se bëhej fjala për ilirët : emër gjenerik që tregonte një popull “të pavarur dhe i lirë” (dmth. i nënshtruar askujt), emër të cilin Grekët ia kishin veshur këtij populli që jetonte në veri të Greqisë dhe i pushtuar me bollëk nga romakët … kur ata ishin pasardhësit e fundit të fiseve pellazge që banoshin në perendimin të Evropës Juglindore si dhe Trakët në Lindjen (me gjithashtu “emra” të panumërte fisesh). Pas shuarjës të emrit “Pellazg” (dhe jo të popullit me emra të dryshëm) pasardhësit e këtij populli vazhduan të jetonin në trojat e tyre stërgjyshore nga Adriatiku deri në Detin e Zi dhe nga të dy brigjet e Danubit deri në Greqi para mbërritjes së Heleneve semito-egjiptianë pas shekullit të 8-të p.e.s. si dhe sllavët dhe bullgarët në shek. 7/8 pas e.s. dhe hungarezët në shekullin e 9-të pas e.s.

“Emri Iliria/Ilirë” (e cili që atëherë është bërë etnonim) nuk u shfaq në shkrimet antike para shekullit të VII para erës sonë sipas Hekateut i Miletit, pastaj Herodotit, Tukididit, etj. Këta autorë e quanin “i lirë” popullin që jetonte në veri të Greqisë, sepse me siguri ky popull e quajti veten “i pavarur dhe i lirë” në krahasim me popullin ilir (autokton) që jetonte në Peloponez, i cili ishte i pushtuar nga Spartanët dhe i nënshtrohej urdhrave të tyre (punëtorë, arkitektë, skulptorë, bujq apo edhe ushtarë) që përdoret si “forcë punëtore” = Dorët (në shqip “Dorë, duart/ata që punojnë me duar”). Pastaj më vonë pushtuesit spartanë për të provuar se ata nuk ishin të huaj por autokton e quajnin vetën “Dorian”. Kjo sigurisht nuk është shkruar në asnjë libër historie apo askund tjetër derisa të flas për këtë në tezën time dhe librat e mi.

Për të ilustruar këtë lloj ngatërrese, konfuzioni, përzierje, dhe paqartësie në “emërtimin dhe atribuimin e etnonimeve “, kujtoj se emri “Egjipt / Egjiptian” u shpik nga grekët (sot Egjiptianët e quajnë ventën e tyre Misrian/Misr dhe jo Egjipt/Egjiptian). Gjermanët e quajnë vendin e tyre Deutschland dhe jo Gernany, Germania, Gjermani, Germani, Francezët e quajnë vendin e tyre Francë ndersa ky rrjedh nga “Frankët” me etni gjermane, etj…

Së fundi, për shkak të gjithë këtyre konfuzioneve dhe paqartësive të tjera, të gjitha hartat në lidhje me emrin “Iliria” janë përgjithësisht të rremë dhe (sikur bëjnë Shqiptarët e sotëm dhe me parë) riprodhojnë në mënyrë mimetike të njëjtat harta të bëra nga Romakët në shekullin e dytë para Krishtit gjatë pushtimit të trojave perendimore pellazge të gadishullit të Evropës juglindore… gadishullin të cilin e quanin “ilirik” vetëm sepse kishin krijuar “Provincën ilire” të quajtur “Illyrii proprie dicte” dhe, për rrjedhojë, për të treguar hegjemoninë e tyre në këtë pjesë të Evropës juglindore. Të gjithë e gëlltitën këtë nga Romakët pa reaguar apo kontestuar !

Së fundi, vë në dukje shovinizmin dhe injorancën e disa shqiptarëve të cilët gabojnë me shprehjen “Illyrici Sacri” (Illyricum Sacrum) që është emri i një libri të Daniele Farlato i botuar në 1751. Nuk ka absolutisht asnjë lidhje me atë histori antike apo një “Iliri të shënjtë” ! Ky është një studim mbi Kishën Katolike në Ballkan. Që nga koha që lexova dhe dëgjova këtu dhe andej të pavërteta, kontradikta, gënjeshtra, manipulime tendencioze të hartave që kanë të bëjnë me Ilirët, madje edhe marrëzi, u ndjeva i detyruar të shkruaj këtë tekst për t’i vendosur gjërat në vendin e tyre dhe për të vënë dhe faktet në vlerën e tyre të vërtetë. Kujdës pra nga Interneti dhe çfarë lexoni .

About Post Author