Mathieu  Aref:Populli më i lashtë i Evropës ishte një popull i shpellëve i pa emër, unë i dhashë një emër : “Homo Pelasgus” !


Marre nga faqja ne facebook :Mathieu  Aref

Ju me siguri e dini shumë mirë që unë fjalën e kam të lirë dhe direkt, shprehjën të saktë dhe kundërsulmin gati. Kjo faqe në FB përveç anës së saj historike dhe gjuhësore, është një hapësirë kulturore dhe miqësore e krijuar në një frymë didaktike jo për të bërë publicitetin tim vetjak ose promovimin të librave të mi ose tezën time (vetë teza ime flet për mua) por është në një hapësirë paqësore që ka një frymë DIDAKTIKE dhe informative që e bëj për të kuptuar më mirë masën e studimeve dhe njohurive që pikësojnë librat dhe tezën time të cilat ndonjëherë ngatërrojnë disa mes jush për shkak të shpërndarjes së të dhënave të studiuara dhe fakteve dhe dëshmitë të shumtë e raportuara nga autorët e lashtë, analizat e mia të thella (provat dhe argumentet mbështetëse) si dhe një mori referencash të verifikueshme. Kur shkruaj nuk është kurrë për kot as për asgjë dhe ajo që them është serioze, e menduar dhe e vërtetuar shkencërisht. Kështu që unë nuk jam tipi që flet në zbrazësirë ose për të treguar se është më i zgjuar se të tjerët ose që bën reklama për vetën ose për të promovuar librat e ti ose për të fituar para ose për ndonjë famë : nuk kam nevojë për gjithë këto sepse librat dhe teza ime flasin për mua.

Unë do të nënvizoj këtu sa pika thelbësore që lidhen me Pellazgët dhe që disa lexues i injorojnë, keqinterpretojnë ose nuk arrijnë të kuptojnë thelbin ose të heqin qafe disa fixemente për X arsye që nuk do t’i zhvilloj këtu : shpjegimi i emrit shumë mijëvjeçarë i Pellazgëve, si dhe origjina e tyre fillestare dhe pse ata janë caktuar në Iliadën (XVI 233/236) si popull i “shenjtë”.

• Perse Pellazgët në Iliadën quhen të « shenjtë » ? Thjesht sepse Zeusi ishte « pellazg » (Iliada XVI, 233/236). Perse Zeusi ishte Zot ? Thjesht sepse në fillim ishte mbret i quajtur « Pellazgu » (Pelasgos, në greqisht) mbreti i fundit që mbretëroj në Argos që U HYJNËZUA për së gjalli, emri i tij u kthye në « Zan », Zani » . Përse ZAN ? Së pari sepse Pellazgët të lashtë dhe Jonët e parë flisnin çfarë është quajtur gjithmonë deri me sot « gegënishtja » (Gegënishtja nga rrjedh fjala gegë = “Giga” dhe “Gjigand”). Porfiri biografi i Pitagorës pohon se filozofi dhe matematikani i madh ishte një Tirrheno-pellazg (dmth pellazgo-etrusk) nga ishulli Samos. Është edhe Porfiri që na tregon se Pitagora e quante Zeusin «ZAN, ZANI » (Zëri, në Toskërishtën) emër që shpjegohet lehtësisht nga dialekti gegë që ishte gjuha e prindërve të Pitagorës. Helenët e kthyen emrin në ZEUS (Zotos ?) që Shqiptarët e quajnë sot ZOT. Perse ZAN (Zëri) ? Sepse priftërinjt të Dodonës interpretonin « ZANin (zërin) » e Zeusit sipas fëshfërimeve të gjetheve të « LISIT » të shenjëtorës të Dodonës në Tesproti/Epir (Çameri).

• Kështu pra unë do të nënvizoj edhe një herë disa veçori thelbësore në lidhje me Pellazgët dhe që disa lexues i injorojnë, keqinterpretojnë ose nuk arrijnë të kuptojnë thelbin e tyre : “shenjtërinë” të Pellazgëve. Duhet ta dini se Pellazgët nuk zbresin nga qielli, por nga populli më i lashtë i Evropës : Homo Pelasgus (një emër që unë e krijova vetë) sepse paleontologët dhe antropologët e tjerë nuk kanë identifikuar ose emëruar asnjë popull (apo ky popull unik?!) të parahistorisë dhe as nuk i kanë dhënë një emër të caktuar për ta identifikuar (etnonim). Në bazën të çfarë kam qenë në gjendje të studioj dhe analizoj në thellësi, kjo më lejoi të caktoja PELLAZGËT si populli i vetëm parahelen i NJOHUR, prandaj u dhashë atyre një ETHNONIM (Homo Pelasgus) ndryshe nga çfarë dimë për Burrat dhe Gratë parahistorike “Anonime” (të cilët për mijëvjeçarë jetuan nëpër shpella, guva dhe strehime natyrore) të cilëve paleontologët dhe antropologët u janë referuar si “Neandertalët, Kro Manjonët ose Homo Sapiensët.

• Kjo është arsyeja se si zbulova se emri i këtij populli të lashtë ishte thjesht emri i përdorur nga vetë ai popull për të emëruar vetën “SHPELLAZG” që tregon qartë origjinën e tyre (faleminderit Ô Pellazg !) dmth “Njerëzit e Shpellës”, vendbanimi i parë të këtij populli ! Në të vërtetë ky etnonim vullnetar të këtij populli të vjetër shpjegohet në mënyrë perfekte nga gjuha shqipe : SHPELLË … AZG i cili me kalimin e kohës humbi dy gërmat e parë (parashtesa) “SH” që u zhduk për të dhënë përfundimisht emrin “PELL…AZG” (në greqisht PELASG…OS, “Os” duke qenë natyrisht një prapashtesë shumë e zakonshme në gjuhën greke) që Helenët u përpoqën ta interpretonin atë në mënyra të ndryshme. Pse prapashtesa “Azg” ? Sepse është një prapashtesë shumë e vjetër që vetëm Armenët (me origjinë pellazgo-frigjiane të cilët e njohin zyrtarisht këtë origjinë) e kanë mbajtur ende sot dhe të cilën prapashtesë gjuha shqipe aktuale e ka humbur prej kohësh (kam shpjeguar në librin tim të parë “Shqipëria” afërsisht dyzet fjalë armene). Në të vërtetë është një prapashtesë “përcaktuese” për të përcaktuar kombin, popullin … racën ! Përveç kësaj, unë kam shumë të dhëna të tjera të studiuara në veprat e mia të cilat dëshmojnë se bëhet fjalë për një popull shumë i lashtë që jetonte nëpër shpella, i cili ushqehej me lëndet e lisit i cili në këtë rast specifik dëshmon pse pellazgët adhuronin lisin : e gjithë kjo i referohet një të kaluare shumë të largët me të cilën asnjë popull tjetër në Evropë nuk mund të pretendojë të identifikohet me të. Unë do të ndalem këtu sepse shpjegimet e mia ka të ngjarë të zgjasin më tej këtij teksti.

PS : Më në fund duhet të Shënoj se një fragment dhëmbi dhe kocke të gjetur në një shpellë (Basho Kiro) në Bullgari kanë zbuluar ekzistencën e mostrës më të vjetër njerëzore në Evropë të njohur deri më tani falë punës të kronologëve dhe paleontologëve të publikuar nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë. 45.000 vjeç më parë kush banonte në këtë pjesë të Trakisë (e pushtuar nga Bullgarët pas shekullit të 7 pas erës sonë) ? ! Homo Pelasgusi ! Aty ishin Pellazgët, Brigjët (frigianët e ardhshëm) dhe Trakët dmth një racë pellazge : kjo konfirmon më tepër lashtësinë e Pellazgëve që kam pohuar që më tepër se 50 vjet.

About Post Author