Mathieu Aref :Mos gaboni me nocionin se pellazgët janë hyjnorë dhe gjuha e tyre është e perëndive…


Mos gaboni me nocionin e përhapur gjerësisht nga disa shqiptarë që konsiston në të thënë se Pellazgët janë hyjnorë dhe se gjuha e tyre është ajo e perëndive dhe që kombi shqiptar është ai i perëndive !

Ky është një gabim fatal. Para së gjithash, këto gabime rrjedhin nga një citat alegorik të Iliadës (XVI, 233-236) pas një lutjeje të Akilit drejtuar Zeusit : “O Zeus, Mbret, Dodonas, zot i largët, pellazgjik, që mbretëron mbi Dodonën, në këtë tokë të ashpër të Sellëve profetët e tu me këmbë të pa lara, që shtrihen përtokë !

Nuk ke refuzuar të më përgjigjesh shumë kohë më parë dhe të dërrmosh Akejtë, për të më nderuar…”. Ajo që duhet të dini është se thjesht mbreti i parë i pellazgëve “Pélasgosi” u HYJNËZUA gjatë jetës së tij (dmth adhurohej si zot nga populli i tij) dhe se ai mori emrin “Zeus” a posteriori, domethënë pas vdekjes së tij. Pse atëherë emri “Zeus” ? Sepse, pas vdekjes së mbretit-perëndi Pellazgos, priftërinjtë e tempullit të Dodonës në Thesproti (e cila më vonë u bë Epir) interpretuan “ZANIN” (Zërin i “Zotit”) falë shushurimeve së gjetheve të lisit të këtij tempulli : rrjedhimisht është një metatezë që zoti mori emrin ZAN (zëri) !

Konfirmimin e këtij transformimi e kemi falë Porfirit biografi i Pitagorës (-580-495 p.e.s.) reformator fetar, filozof dhe matematikan. Në të vërtetë ai pohon se Pitagora e quajti “ZÂ, ZAN” perëndinë Zeus ! Më në fund, meqenëse ata ishin nënshtetas dhe adhurues të perëndisë-mbretit të tyre si rezultat, gjuha e tyre është bërë “hyjnore” pasi është gjuha e këtij mbreti Zeus. Pra pellazgo-iliro-shqipja nuk është një gjuhë hyjnore por ajo e Zeusit-Mbret … Pellazg.

Më në fund vërejmë se në poemat epike (traditë gojore pellazge e uzurpuar dhe përvetësuar nga Helenët) Zeusi udhëhoqi gjysmëperënditë dhe ghysmëperëndeshat ashtu siç udhëhoqi ministrat e tij (burrat dhe gratë) dhe popullin e tij kur ishte mbret nën emrin Pelasgos.

Vihet re gjithashtu se midis dymbëdhjetë perëndive të panteonit të Olimpit, Zeusi kishte po aq gjysmëperëndesha sa kishte edhe gjysëmperëndi : një shkelje syri ndaj regjimin matriarkal të Pellazgëve. Duhet ta dini se ishin helenët (semito-asiro-egjiptianët) ata që futën regjimin patriarkal në Evropë. Unë mendoj se regjimi matriarkal i pellazgëve është një pjesë thelbësore e rënies së tyre. Kështu pra të dashur miq i kam kryer studimet dhe kërkimet e mia siç bëjnë hetuesit mjeko-ligjorë në hetimet e tyre policore … një punë kolosale dhe e vetmuar që ka zgjatur më shumë se pesëdhjetë vjet. .

Do të përgatis një tekst mbi realitetin e mosekzistencës së një rapsodi i quajtur Homer/Omer dhe si autor i poemave epike. Mos u lodhni për të kërkuar të njetin përfundim në librat historike botërore apo nëpër enciklopeditë !

About Post Author