Avash plakë pritëm dhe mua
se mu prenë të shkretat këmbë
mua po më merret fryma
kemi shumë rrugë për të bërë.
Se si u ndërruan roli
se un ikja vetë i pari
tani plakur e sfilitur
mbahet burri për fustani.
Dalë ngadalë po më vjen fundi
mysafir në këtë tokë
më rëndojnë edhe poturret
s jam i zoti ti ngrë dot.
Avash plakë mbaje hapin
se i paske këmbët brisk
kur ishim të rinjë se ndjeja
të ngria dhe në kurriz/

Exif_JPEG_420