Mbaruan pushimet, aq ishin,
I mblodhën çfarë patën, dhe nisën fluturimin,
I bashkuan bashkë, gëzimin e dhimbjen,
Dhe Cicërimat e tyre, me vete i muarë,
I përplasën krahët, dhe kokën pas e kthyen.
U nisën me turmën, në rrugën e gjatë,
I shoqëronte dhe dielli, me rrezet e artë,
Diellë tua bëjë zoti, nga do shkoni e veni,
Dhe për verën tjetër, folen gati e kini.
Dhe hënën sonde, s’po e shohë të dalë,
Mos vallë është mërzitur, dhe ajo si unë,
Ah moj bukuroshe, dilë të të shoh pakë,
Me atë dritën tënde, mbushëma zemrën plotë.