Mbete në pavdekësi…Lutfi Mema


(Dritëro Agolli 13 tetor 1931 – 3 shkurt 2017)

“Poeti është historian i zemrës njerëzore”.(Johann Georg Hamann)

Dritëro lëshove dritë,

kohën la pas ajo penë,

vargjet e tua të gjithë

në qenien tonë i ke mbjellë…

Vargjet kanë dritën e diellit,

i gjejmë në largësi udhëve,

kanë kaltërsinë e qiellit,

erën e plisit, barit, luleve…

Vargje, rreshta në çdo vepër ,

kanë ngjyrat e ylberit,

pulsojë me rrahjet e zemrës,

librat nën jastëk i kemi…

Vargjet dhe rreshta si lule

kanë mbirë në shpirtin tonë,

ato janë një këngë e bukur,

që përherë do të jehojnë…

Pena jote ndezi zjarr,

shkrumboi të meta çdo ditë,

se mendja jote e artë

me pambuk vret e godit…

Shkëlqim i Zylos ka rënë,

vepra mbetet parodi,

se mbi të aftët ka ngrënë,

i pavlerë në shoqëri…

Zylo, personazh letrar

mban fjalim nga majë e fikut,

si nënë e Zeqos majë thanës…

S’i jepte dot frymë as miku…

Zyloja e humbi udhën,

i vare zile, këmborë

dhe ato na bëjnë zhurmë,

mbyllim veshët, na shurdhojnë.

* * *

Dritëro, në shina treni

ti ndalon në çdo stacion,

t’i kanë hap portat e zemrës,

kushdo të flet, të qafon…

Dritëro, derdhe në letër

një ujëvarë krijimtari,

me penë ringjalle jetën,

mbete në pavdekësi…

Të gjitha ditët e vitit

Dritëro, i bëre dritë,

veprat e tua na rritën,

lexojmë dhe na ndrijnë sytë…

Këto vepra s’na kanë ngopur,

janë oksigjen anembanë

“Të mos kisha rrënjë në popull,-

the,-s’do isha ky që jam!”

Në 85-vjetorin

të uruam mbi një shekull,

ti je diell pranveror,

ti hekur, na bën të hekurt…

* * *

I the vdekjes: “Prit dhe pak!”

Vdekja shurdhe të rrëmben,

na shtyu helmin në gjak,

mali me vepra shkëlqen…

LUTFI MEMA

Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar